×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pronari dhe përgjegjësi i një autoshkolle në Kaçanik, Policia jep detaje për dyshimet

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, si pronarë dhe përgjegjës në nja autoshkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, dyshohet se kanë pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshëm për t’ia mundësuar marrjen e patentë shoferëve për kategorinë “B” dhe “C” pa iu nënshtruar testeve.

    “Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion –Rajoni Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve aktive duke zbatuar edhe masat e veçanta të hetimeve kanë arrit të sigurojnë dëshmi se të dyshuarit me iniciale (H.S dhe E.S.) si pronar/e dhe përgjegjës në një Auto shkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se; kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t ía mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë “B” dhe kategorinë ,,C’’, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa i ’u nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e Vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.”

    Ata dyshohen për veprat penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve”.

    Po ashtu janë kontrolluar dy zyre ku kanë sekuestruar dy telefona mobilë, pesë regjistratorë- libra, shtatë fletore regjistrimi, interne dhe xhepi, 64 dosje origjinale të kandidatëve, 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë për punë.

    “Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime.”

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Donald Trump do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte emëruar emisar...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se turneu i LDK-së nëpër komuna nis nesër në kryeqytet....
    Lajme06 Nëntor 2024
    Nën qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës e me Lumir Abdixhikun kryeministër, sipas anëtarit të kësaj partie, Berat Rukiqi, Kosova do të...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka deklaruar se duhet të pritet të konsolidohet kabineti qeveritar i presidentit të ri,...
    Sport06 Nëntor 2024
    Besiktasi ka shënuar fitore ndaj Malmos me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq se a ka pasur tensione brenda UÇK-së gjatë demilitarizimit,...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Zgjedhjet në SHBA kanë qenë “paqësore dhe të sigurta”, sipas drejtoreshës së Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës, Jen Esterly...
    Sport06 Nëntor 2024
    Drita ka luajtur kundër Prishtinës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke barazuar me rezultat 1-1. Golin për Dritën e shënoi Arb Manaj...
    Vip06 Nëntor 2024
    Rezi ka komentuar këngën që e këndoi Atilla përgjatë largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3. Duke biseduar me Drenushën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.