Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë, një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim prostitucioni”.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare të gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Rasti është raportuar në rajonin e Prishtinës.