Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të mitur në Kamenicë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit.
Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online