Dy persona janë vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Mitrovicë për veprën penale “vrasje në tentativë” të ndodhu më 10 gusht të këtij viti, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia dje i publikoi fotografitë e dy të dyshuarve, F.Xh., është 31-vjeç dhe A.Xh., 22-vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.
“Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.