Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Fushë Kosovë janë arrestuar dy femra për veprën “Mundësim ose detyrim në prostitucion.
Në raportin 24- orësh policia njofton se të arrestuarat janë shtetase të Shqipërisë.
Tutje, theksohet se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION
Fushë Kosovë 10.02.2023 – 15:00. Janë arrestuar dy femra shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.