Dy persona janë arrestuar në Viti, pasi që dyshohet se në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €.
Të njëjtëve pas arrestimit u janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë me datën 14.10.2022 ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 €.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovar E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €.
Dy të dyshuarit me 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara. Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe rasti do të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.