Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë.
Të njëjtit disa ditë më parë kanë sulmuar fizikisht një mashkull tjetër.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rr. B, Prishtinë 12.04.2023 – 22:00. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ditë më parë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online