Janë arrestuar dy persona në Ferizaj.
Sipas burimeve të Paparacit, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.
Aksioni po udhëhiqet nga Drejtoria për Krime të Rënda.
Raportohet se aksioni po vazhdon ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.
Front Online do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.