×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy grupe të hajnave në Prizren, vodhën gjëra me vlerë deri në 22 mijë euro

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Një numër i madh i vjedhjeve patën ndodhur gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020 në shtëpitë e banorëve të fshatit Lubizhdë dhe Skorobishtë.

    Përgjatë kësaj kohe zyrtarët policorë kanë tentuar që të gjejnë dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve.

    Kësisoj nga hetimet fillestare është arritur që të arrestohen tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në qendër korrektuese në pritje të gjykimit.

    “Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore.Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal.Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit”,thuhet në njoftimin për media.

    Tutje u tha se derisa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përbërë nga tre persona të cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimtë.

    Në përgjithësi janë zbuluar shtatë raste të vjedhjeve në këto dy fshatra, ndërsa dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale në mbi 22 mijë euro.

    “Policia rajonale në Prizren është e përkushtuar të punoj, hetoj dhe zbuloj të gjitha rastet e veprave penale, andaj falënderojmë qytetarët e rajonit të Prizrenit për besimin dhe gatishmërinë e dhënë në zbulimin e rasteve penale dhe njëherë kërkojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në interes te sigurisë dhe mbrojtjes së pasurisë”.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Lajme14 Tetor 2024
    Valentina Bunjaku- Rexhepi, deputete e LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme, ka komentuar mungesën e VV’së. Ajo ka thënë se është mjerim kurt...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se Qeveria nuk preokupohet për problemin e furnizimit të FSK-së me ushqim. “Vetëvendosja e ka hallin...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se Qeveria po i ik “ballafaqimit me qytetarë”, në fillim të fjalës së tij në seancën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme e përmendi Fondin e Sigurisë. Sipas Hotit, anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.