Dy femra dhe një mashkull kosovarë kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtit dyshohen të kenë ofruar lokale për prostitucion.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:88.
“Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60€ kesh para” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “Mundësim apo detyrim me prostitucion”.
“Prishtinë 21.02.2023-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur duke ofruar lokale për prostitucion. Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60€ kesh para. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raporitn 24 orësh të Policisë./Front Online