Dy burra janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.
Policia bën me dije se të dyshuarit i kanë rezistuar edhe arrestimit.
Ndërkaq një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.