Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër (4) raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë (8) armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.
Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorisë janë liruar.
Armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim:
Një (1)pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër
Një (1) pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë (8) fishekë përkatës.
Një (1) pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë
Tri (3) pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’
Një (1) pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës
Një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë./Front Online/