Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 persona të dyshuar për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Sipas Policisë së Kosovës arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit dhe për të gjitha rastet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit.
16 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.