×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi dhe paraburgimi – Shfaqen pretendime serioze se Gucatit iu shkelën të drejtat e njeriut

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Dy muaj bëhen nesër që prej arrestimit të kreut të OVL-së, Hysni Gucati. Që nga 25 shtatori i këtij viti kur edhe u arrestua, Gucati po mbahet në paraburgim në Hagë. Mbajtjen e tij po e cilëson si të paligjshme avokati mbrojtës. Përveç apelit, ai po konsideron se ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

    Jonathan Elystan Rees dhe Huw Boden,  avokatë mbrojtës të kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i janë futuar një përballjeje të ashpër me Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Ata çështjen  e mbajtjes në paraburgim  të klientit të tyre e kanë dorëzuar tashmë në dhomat e Apelit që gjenden në kuadër të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

    Pretendimet e dy të lartërpërmendurve janë shumë serioze. Ata konsiderojnë se prokuroria dhe gjykata, me vendimet e tyre për mbajtjen në paraburgim të Gucatit kanë bërë shkelje të rënda ligjore. Parashtrimet e dërguara në apel nga avokatët përmbajnë gjithësej 40 pika.

    Aty kërkohet nga Apeli që të ndërhyjë në vendimin e shkallës së parë të Gjykatës në Hagë që ka të bëj me mbajtjen në paraburgim të Gucatit. Në parashtrimet e veta, avokatët e Gucatit thonë se procedurat e paraburgimit të Speciales ndryshojnë tërësisht me ato të Tribunaleve të tjera, përfshirë edhe atë për ish-Jugosllavinë.

    “7 .Vendimet dhe jurisprudenca e gjykatave të tjera ndërkombëtare nuk lidhen me Dhomat e Specializuara. 8. Dispozitat thelbësore dhe procedurale për arrestimin dhe ndalimin në secilën prej tyre ICTY6 dhe ICC7 janë të ndryshme nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në dy prej pikave të ankesës.

    Më tutje, aty pretendimet e mbrojtjes më së shumti pikasin kompetencat e gjykatës. Mbrojtja pretendon se Gjykata s’mund të lëshojë fletë-arrest për dikë, pa u konfirmuar aktakuza për të njëjtin, gjë që në rastin e Gucatit nuk ka ndodhur ende.

    Në këtë kuadër, mbrojtja po e konteston edhe ligjshmërinë e arrestimit të kreut të OVL-së.

    “Fuqia sipas nenit 39 (3) të ligjit për të lëshuar një urdhër për arrestimin dhe transferimin e një personi në Dhomat e Specializuara mund të lindë vetëm pasi të jetë ngritur një aktakuzë (shih gjithashtu Rregullën 85 (1) të Rregullores që konfirmon që funksionet në nenin 39 të ligjit do të kryhen nga një gjyqtar i procedurës paraprake) 14 c. Vetëm pas konfirmimit të një aktakuze, gjyqtari shqyrtues mund të lëshojë një urdhër lëshimi sipas Nenit 39 (3), duke tërhequr mbështetje nga Gjykatat Penale Ndërkombëtare”, thuhet tutje në ankesë.

    Gjithashtu,  avokatët në këtë rast kanë vënë në pikëpyetje edhe paanshmërinë e gjykatës në këtë rast, ngase sipas të cilëve, kërkesa për arrestim në një fazë kur janë duke u kryer ende hetime është në dorën e prokurorisë, dhe jo të gjykatës.

    Mirëpo këtu nuk përfundon me kaq. Në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të Gucatit pretendohen edhe shkelje më të rënda. Sipas interpretimit të mbrojtjes dhe asaj që thonë procedurat për Dhomat e Specializuara, nëse një person arrestohet gjatë fazës së hetimeve, brenda 48 orësh pas mbajtjes së seancë së parë  për të duhet të merret një vendim nga gjykatësi i Procedurës paraprake, për vazhdimin e mbajtjes në paraburgim, apo lirimin e tij.

    Mbrojtja pretendon se këtu pati shkelje të rënda, ngase sipas tyre një vendim u dha vetëm më 27 tetor, saktësisht 26 ditë nga mbajtja e seancës së parë dhe një muaj pas arrestimit.

    “Si rezultat i këtij gabimi të ligjit, siç përcaktohet në paragrafin 31 të njoftimit të Ankesave Ndërlidhëse, ankuesi nuk ka marrë mbrojtje shtesë që ai kishtë të drejtë si i dyshuar gjatë fazës hetimore. Përkatësisht, vendimi për zgjatjen e paraburgimit brenda 48 orëve nga paraqitja e tij e parë para gjyqtarit, si dhe zgjatja e paraburgimit vetëm kur justifikohet nga masat hetimore që do të merren nga Prokurori Special”, thuhet tutje në ankesë.

    Si rrjedhojë, në lidhje me rastin e Gucatit është kërkuar një seancë dëgjimore. Pikat e kërkesës ndërlidhen me të drejtat fundamentale të njeriut, përkatësisht të drejtën për liri.

    “Ankuesi kërkon një seancë më gojë siç parashihet në rregullin 170 ku parashikohet që “nëse nuk vendoset ndryshe nga Kolegji i Gjykatës së Apelit, ankesat e ndërmjetme do të përcaktohen në bazë të parashtresave me shkrim. Sidoqoftë, parashtrohet se në rastin aktual duhet të zhvillihet një seancë me gojë. Kihet parasysh se  ankesa ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut, përkatësisht e drejta për liri, ka të bëjë me një pikë të re dhe një kërkesë për seancë me gojë”, thuhet në fund të kësaj kërkese.

    Sidoqoftë, këto pretendime të mbrojtjes janë kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar. Kjo e fundit, në parashtresat që ka dërguar si kundër-argumente ndaj mbrojtjes ka  specifikuar edhe njëherë  veprimet e Gucatit gjatë kohës së rrjedhjeve të dosjeve të dyshimta.

    Prokuroria e Specializuar tutje ka thënë se mbrojtja në parashtrimet e saja nuk ka mbështetur pretendimet e saja në fakte dhe rrjedhimisht s’ka dhënë argumente se ka pasur shkelje të ligjit në rastin e vazhdimit të paraburgimit.

    “Argumenti i vetëm i mbrojtjes i cili ende nuk është konsideruar apo refuzuar nga gjyqtari i vetëm, pra se vetëm Prokuroria e Specializuar dhe jo Gjykata mund të arrestojë një person apo të vendosë për paraburgim është jo logjik dhe jo i bazuar. Ai injoron artikullin 41 pika 3 që thotë se gjyqtari i vetëm mund të vendosë në paraburgimin apo lirimin e cilitdo person. Pika 59”, thuhet në argumentet e Prokurorisë Speciale.

    Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse në lidhje me këtë kërkesë do të vendoset përbrenda Apelit, në bazë të parashtrimeve apo do të thirret edhe njëherë një seancë për këtë çështje.

    Ndryshe, Prokuroria e Specializuar tanimë ka përpiluar një aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt.

    Ndaj këtyre dy të fundit rëndojnë akuzat për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe hakmarrje, që ndërlidhen me veprime e tyre karshi publikimit të dosjeve të Speciales.

    Kjo aktakuzë tanimë është në dorën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou dhe i njëjti ka gjashtë muaj kohë që të njëjtën ta refuzojë apo ta hedh poshtë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.