Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre zyrtarë të Federatës së Karatesë në Kosovë, të dyshuar për keqpërdorim të mjeteve financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Gazeta Insajderi ka mësuar se i arrestuar ka mbetur edhe Nazmi Gashi, sekretari i përgjithshëm në Federatën e Karatesë në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare kanë ngritur dyshime se gjatë periudhës 2019-2023, të dyshuarit kanë keqpërdorur fonde publike, duke shkaktuar një dëm në vlerë prej 87,463 euro për buxhetin e MKRS.
Përveç Nazmi Gashi i arrestuar ka mbetur edhe F.M. (viti i lindjes 1982), dhe I.K. (viti i lindjes 1968).
Pas intervistimit, ndaj Nazmi Gashit. dhe F.M. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K. është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Mashtrim me subvencione”.