×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak për ish-pjesëtarin e ISIS-it, kishte përgatitur su`lme terro*riste në Kosovë dhe Ballkan

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Është caktuar masa e arrestit shtëpiak për ish-pjesëtarin e ISIS-in, me inicialet K.H, i cili ka marrë pjesë në përgatitjen e sulmeve terroriste në territorin e Ballkanit dhe siç thuhet në njoftim, atë së pari në Kosovë.

    Në njoftim thuhet se aty ku ka marrë pjesë K.H, kishin planifikuar që të sulmojnë ndërkombëtarët dhe institucionet  e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme.

    “I pandehuri K.H, obligohet që të qëndrojë në vendbanimin e tij dhe në asnjë mënyrë pa leje të gjykatës nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, ndërsa mbikëqyrjen e masës së arrestit shtëpiak do ta bëjë Policia e Kosovës, ashtu që nëse i pandehuri nuk i përmbahet kësaj mase, masa e arrestit do të zëvendësohet me masën e paraburgimit, po ashtu është obliguar Stacioni Policor që për mos respektimin e kësaj mase nga ana e të pandehurit K.H, të lajmërojë Gjykatën Themelore – Departamentin Special në Prishtinë”.

    “I pandehuri K.H i takon organizatës terroriste ISIS, i njëjti gjatë muajve shtator – tetor të vitit 2016, sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të Shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, së bashku me të pandehurit tjerë, kishin përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë, kishin planifikuar që të sulmojnë ndërkombëtarët dhe institucionet  e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme, pastaj në territorin e tyre të krijojnë shtetin islamik “Iraku dhe Levant”, me këtë në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Gjykata ka vlerësuar se në bazë të rrethanave faktike, nëse K.H do të mbrohet në liri, i njëjti mund të ik dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

    “E që me këto veprime do të pengonte rrjedhën e procedures penale, po ashtu gjykata vlerëson se nëse i pandehuri mbrohet në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, andaj gjyqtari i procedurës paraprake erdhi në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është e bazuar, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit K.H, me qëllim të sigurimit të pranisë së tij në procedurë penale dhe të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...
    Vip14 Janar 2025
    Pas ardhjes së zarfit të zi brenda shtëpisë, banorët janë befasuar ndërsa po e diskutonin me njëri-tjetrin se për kë mund të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.