×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak ndaj Zv.Sekretarit të MMPHI-së, Izedin Bytyqi

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit- zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

    Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ndryshe, Bytyqi u ndalua të martën pas një aksioni të PSRK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, aksion ky që u zhvillua në objektin e MMPHI-së.

    Prokuroria të martën njoftoi se i pandehuri tjetër- Naser Hafizi, që dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

    Në komunikatën e PSRK-së është thënë se gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole e tipit “Mauser-Werkr” me dy karikatorë e shtatë fishekë, 34 dokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, tre laptopë, 4 shtëpiza të kompjuterit, e po ashtu dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore. Po ashtu, është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa me lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar pr Front Online, se sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit parlamentarë të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është shumë me rëndësi që çdo grua në vendin tonë duhet të jetë e informuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA. Rohde ka thënë se tash e tutje Kosova...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.