×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratisja e Enver Sekiraqës/ Dështim i drejtësisë, kërkohet përgjegjësi

    FrontOnline
    20 Maj 2024

    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte e as të shtunën e javës së kaluar. Policia e Kosovës, kishte shkuar për ta kërkuar atë në shtëpi, por nuk kanë hasur në të.

    Gjykata e Apelit të premten, pas ankesës së Prokurorisë Speciale, kishte vendosur ta kthente Sekiraqën në paraburgim, pasi Themelorja më 3 maj  ia kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak, duke e lënë të mbrohej në liri.

    Pas arratisjes së Enver Sekiraqës, për FrontOnline ka folur Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, policit i cili dyshohet se është vrarë nga Sekiraqa me 30 Gusht 2007.

    Ai thotë se nuk e ka besuar se mundet me ndodhë kjo.

    ‘’Unë besoj se asnjë njeri normal nuk e ka paraparë këtë, nuk e ka pritë këtë’’ shprehet babai i policit të vrarë Riza.

    Riza, thotë se kjo është punë e drejtësisë dhe se është e pakuptueshme të dërgohet në arrest shtëpiak e pastaj të arratiset.

    ‘’Mirë por kjo është e sistemit të drejtësisë, nëse ai çohet në burgim shtëpiak e të lirohet krejt është e pakuptueshme kjo’’, deklaron ai.

    Shefqet Riza, për Front Online thotë se atij nuk i takon të  flas për këtë çështje, duke thënë se i takon drejtësisë të merret me të.

    ‘’Mua nuk më takon, le të merren këta të drejtësisë. Ata le ta shqyrtojnë këtë çështje’’ potencon ai.

    Riza, deklaron se diçka nuk është duke funksionuar mire në sistemin e drejtësisë rreth këtij rasti.

     ‘’Unë po e shoh se një hallkë nuk po funksionon mirë në sistemin e drejtësisë. Kjo e dëmton sistemin e drejtësisë’’ shton ai.

    Për fund, babai i Triumf Rizës, ka vetëm një kërkësë që arrestohet Enver Sekiraqa.

    ‘’Kërkesa jonë është të arrestohet krimineli edhe asgjë tjetër’’ potencon ai.

     

     

    Deputeti i VV-së: Arratisja e Enver Sekiraqës, dëmtim i imazhit të drejtësisë

    Deputeti i VV-së, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, arratisjen e Enver Sekiraqës, e ka quajtur dëmtim të imazhit të drejtësisë në vend dhe se për të do të duhej të kishte masë tjetër.

    ‘’Dëmtim i imazhit të drejtësisë. Dobësi e shfaqur në sistemin e drejtësisë që nuk kishim dëshiruar të ishte e tillë që një i dënuar nuk do të duhej ta kishte atë masë dhe tashmë ai nuk është i qasshëm për drejtësinë’’ shprehet Dugolli.

    ‘’Dështim, patjetër dështim’’, thotë deputeti Dugolli për FrontOnline lidhur me arratisjen e Sekiraqës.

    Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë thotë se duke pare veprat e Sekiraqës, pesha e përgjegjësisë penale është e pazakontë.

    ‘’Nëse i shohim veprat për të cilat ka qenë i dënuar ai, pesha e përgjegjësisë penale është e pazakontë që të jepet një masë e tillë si arresti shtëpiak dhe të arratiset’’ përfundon ai.

     

     

    Avokati Qerkini: Parandalimi i arratisjes është obligim i organave ligjzbatuese

    Avokati Artan Qerkini, për FrontOnline thotë se parandalimi i arratisjes është obligim i organeve ligjzbatuese.

    ‘’Parandalimi i arratisjes është edhe obligim i organeve ligjzbatuese, megjithëse Gjykata kur jep denim afat-gjatë, gjithmonë ekziston rreziku që një person me ik’’, potencon Qerikini.

    Ai thotë se në rastin e Sekiraqës, ai ka mundur të niset nga parimi se ka mundur të kërkoj lirim me kusht.

    Po ashtu Qerkini, për FrontOnline, thotë se kur një gjykatë cakton denime afatë-gjatë, zakonisht cakton edhe paraburgim.

     ‘’Gjykata kur shqipton denime afat-gjate, zakonisht cakton paraburgim se rreziku arratisjes është i lartë’’, thekson ai.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025, raporton Ekonomia Online. Një vajzë dhe...
    Lajme01 Janar 2025
    Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër Kukësit. Sipas një lexuesi të Gazetës Express,...
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.