Derisa Manchester City është pranë ta fitojë titullin e tretë të Premierligës në katër vite, trajneri Pep Guardiola do të bëjë disa ndryshime në skuadër.
Prurje të reja do të ketë në afatin kalimtar të janarit, por edhe largimet janë të pashmangshme, shkruan FrontOnline.
Pasi u konfirmua se Sergio Aguero do të largohet në fund të edicionit, Harry Kane, Jadon Sancho dhe Erling Haaaland janë të lidhur me një kalim në “Etihad Stadium”.
Mediat në ishull kanë zbuluar edhe listën e gjashtë futbollistëve që priten të largohen nga Manchester City në verë.
Në këtë listë bën pjesë edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, i cili momentalisht është i huazuar te Willem II.
Portieri shqiptar nuk po e gjen veten te asnjë skuadër ku ka qenë i huazuar, dhe kështu ai pritet t’i jap fund kontratës me “Qytetarët.
Futbollistët tjerë që priten të largohen nga Manchester City janë Jack Harrison, Eric Garcia, Benjamin Mendy, Fernandinho dhe Patrick Roberts./FrontOnline/