×
  • Sport
  • Sport

    Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë emocione gjithë shqiptarëve që nga viti 2018.

    Por ditë më parë ai u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës, për ndeshjen e dytë ndaj Qipros pasi kishte thyer rregulloren e brendshme të Kombëtares.

    Ai së bashku me bashkëlojtarët e tij Edon Zhegrova dhe Florent Muslija kishin dalë në mbrëmje dhe kjo bëri që përzgjedhësi Franco Foda dhe FFK të marrin vendim për përjashtimin e tyre nga grumbullimi dhe kjo treshe nuk ishte në Qipro në sfidën ku Kosova fitoi me rezultat 0-4.

    Në një intervistë për Telegrafin, Aro Muric ka folur rreth situatës së tij te Kosova, klubin e tij Ipswich Town dhe të ardhmen.

    E në pyetjen e parë se çfarë ndodhi atë natë, ai thotë se e rëndësishme ishte vetëm fitorja e Kombëtares ndaj Qipros.

    “Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

    25-vjeçari tregon se ditën e shtunë, një ditë pas humbjes nga Rumania 0-3 futbollistët dardanë e kishin të lirë dhe ai kishte dalë për ushqim.

    “Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric.

    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna tha në konferencë për shtyp se klubi anglez e përkrahë atë, derisa vet Aro tha se është pritur mirë në klub.

    “Pa marrë parasysh gjithçkaje, më mirëpritën sikur nuk jam larguar në asnjë moment. Shumë pozitive ishte pritja në klub”, vazhdoi tutje Aro.

    Portieri dardan është pjesë e Kosovës që nga viti 2018, derisa deri më tani ka mbrojtur në 39 ndeshje ku në 10 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.

    Ai thotë se do të jetë pjesë e Kosovës për gjithë jetën pasi sa herë është në fushë jep maksimumin dhe luan me gjithë zemër.

    “Jam pjesë e Kosovës që gjashtë vite dhe do të jem gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merret në të ardhmen, unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem. Luaj për tifozët që po na mbështesin dhe për atë që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”.

    Përkundër humbjes nga Rumania, Aro beson se do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për kualifikim.

    Ai thotë se është çështje kohe kur Kosova do të kualifikohet në një ngjarje të madhe.

    “Ne kurrë nuk dorëzohemi, jo sot, por deri në ditën e fundit do të luftojmë. Do të vijë dita që do të kualifikohemi dhe kjo është vetëm çështje kohe. Nëse nuk do ta besonim një gjë të tillë nuk do të luanim, por besojmë dhe do të luftojmë”, vazhdoi tutje Aro.

    Portieri dardan thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur për tu transferuar te Ipswich, derisa ka treguar edhe objektivat që ka personale dhe me klubin.

    “E shoh pozitiv transferimin tim te Ipswich. Kam bërë zgjedhjen e duhur, pasi kam njerëz të mrekullueshëm rreth vetës dhe jam shumë i lumtur që jam në këtë klub”.

    “Objektivi im është të arrij nivelim tim më të mirë për ta ndihmuar klubin që të fitojë çdo ndeshje që mundemi dhe të ndikoj çdo minutë që luaj njësoj si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren”, përfundoi Aro Muric. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Hulumtime20 Dhjetor 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë realizuar matjet zyrtare para duelit të së shtunës (21 dhjetor). Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në...
    Sport20 Dhjetor 2024
    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar, duke theksuar se pozicionimi i Kosovës në Top 100 të Ranglistës...
    Të tjera
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.