Blogerja Armina Mevlani foli lidhur me temën se a mund të shkojë drejt ndarjes nëse partneri nuk ndihmon me punët e shtëpisë gjatë emisionit “Goca & Gra”.
Ajo u shpreh se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë.
Blogerja shtoi se partneri ose duhet të të ndihmojë ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.
“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvish duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontribuojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në “TikTok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, u shpreh Armina.