×
  • Kronika
  • Kronika

    Armeni i arrestuar në kufi, Policia jep detaje: S’posedonte vizë, i gjetëm monedha ruse, siriane e libaneze

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një shtetasi të Armenisë për kalim ilegal të kufirit, duke thënë se i njëjti s’ka poseduar vizë dhe se ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK

    Nga policia bëhet e ditur edhe se, të i arrestuari janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.

    Njoftim:

    Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

    Prishtinë, më 19.03.2025

    Policia gjatë realizimit të detyrave të saja në brezin kufitar, dje më 18.03.2025, rreth orës 23:40, afër Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë, ka ndaluar një person (këmbësor) për legjitimim. Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër PKK.

    Policia e ka njoftuar ekipin mjekësor me qëllim ofrimit të ndihmës mjekësore. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.

    Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    Nga Rubrika
    Kronika20 Mars 2025
    Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur...
    Kronika20 Mars 2025
    Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve...
    Kronika20 Mars 2025
    Është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zubqë të Zubin Potokut. Policia ka bërë të ditur se fillimisht zjarri dyshohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se udhëheqësit po punojnë “me ritëm” ndërsa përgatitin planet për një forcë të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Rusia duhet të ndalojë së bëri “kërkesa të panevojshme” që zvarritin luftën, u tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky liderëve të BE-së...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, të cilin e ngarkon për...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë  personat e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.