Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë.
I njëjti dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë gjysmë automatike.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Komunikata e plotë:
Stacioni Policorë-Gjakovë në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, me datën 28.01.2023 ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Firajë- Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë gjysmë automatike.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi R. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Front Online