Sot, artisti i njohur kosovar, Labinot Tahiri-Labi ka pasur një kërkesë për të parin e Qeverisë, Albin Kurti.
Ai me anë të një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga kryeministri që ta armatos popullin.
“Pra, kam një kërkesë për ju dhe presidenten e vendi?!Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.”, shkroi Labi.
Postimi i plotë:
Mirëdita shqiptar!
Kryeministër, e di që je i sterngarkuar por e dim mirë se ne raport me Serbinë të gjithë Liderêt e partive i ke mbrapa.
Lidhur me këto tituj që i publikova të cilat po vijnê nga Serbia, nuk na mbetët gjë tjetër pos armatimi i popullit tonë.
Pleqët nuk janë kanë budall kur na thoshin:
” Evlad, Serbia flen ditën e punon natën pêr me e marrë Kosovên prap.
Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?!
Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.
Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq.
Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime:
Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve!
Dhe unë po ju them juve,
Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatê.
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.