×
  • Lajme
  • Lajme

    ARKEP: Nuk kemi informata zyrtare nëse Telekom Serbia ka shpreh interes ta blejë IPKO-n

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) ende nuk e dinë zyrtarisht nëse Telekom Serbia ka shpreh interes ta blejë IPKO-n në Kosovë.

    Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula ka thënë se pas një takimi me përfaqësuesit e Telekomit Slloven si përfaqësues të shitjes së operatorit mobil “IPKO”, është thënë se ka disa blerës të mundshëm në proces dhe është numër dy shifror, asgjë më shumë.

    “Emrat potencialë të blerësve nuk na i kanë treguar. Ne si autoritet, ua e kemi bërë të qartë se në përfundim të fazës së dytë janë të obliguar të tregojnë emrat e kompanive potencial dhe pas kësaj ne do të njoftojmë institucionet përkatëse. Sepse, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare. Pra, përfaqësuesit e Telekom Sllovenia janë pajtuar që do të tregojnë emrat për t’u hetuar nga AKI dhe Agjencia për Intelegjencë Financiare se a është i pranueshëm për shtetin tonë”, tha Pula.

    Këto komente Pula i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

    Pula nuk ka përjashtuar mundësinë që deri në nëntor ose dhjetor mund të përfundojë procesi i tretë dhe përfundimtar i privatizimit.

    Anëtarja e Komisionit, deputetja Minoza Kusari-Lila ka thënë se ARKEP aktualisht është jo legjitim pasi nuk ka kuorum të Bordi i saj(vetëm katër anëtarë) dhe në këtë mënyrë nuk ka të drejtë ta udhëheq këtë proces.

    “Çfarë autoriteti ka sot ARKEP të bisedoj me një përfaqësues të shitjes? Duhet të plotësohet ky bord për të qenë funksional pasi Shqipërim Pula flet në emër të ARKEP pa pasur legjitimitet”, tha ajo.

    I shqetësuar me këtë proces është edhe deputeti Pal Lekaj, i cili ka kërkuar garanci nga ARKEP se asetet e IPKO nuk shkojnë aty ku nuk duhet, në këtë rast tek Telekom Serbia, pasi siç tha ai rrezikohet siguria kombëtare.

    Ndërsa, anëtari tjetër i komisionit Hekuran Murati ka kërkuar qëndrim nga drejtues të ARKEP se në rast se do të jetë blerës i IPKO Telekom Serbia, a do të pantoheshin me këtë blerës?

    Për këtë, Pula pati një përgjigje

    “Për aq kohë sa jam unë në ARKEP, në asnjë variant Telekomi i Serbisë nuk do të jetë blerës i IPKO. Nuk e themi këtë për patriotizëm”, tha Pula.

    Ndërsa, Ferat Shala anëtar i Komisionit, ka pyetur se çfarë ndodhë në rast se mbetet ARKEP pa bord deri në dhjetor dhe shitja e IPKO bëhet në këtë muaj.

    Megjithatë, edhe pse bordet pa mandat nuk mund të marrin vendime, Pula i është përgjigjur se do të mbesin anëtar në detyrë.

    Bordi i ARKEP do të mbetet pa mandat nga 15 dhjetori.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.