Spektakli i shumëpritur ka nisur mbrëmë.
Dhe, natyrisht se u prezantuan edhe pjesëmarrësëit ku ndër ta është edhe aktorja, Arjola Demiri.
Ndër të tjera, teksa bënte prezantimin e saj, ajo tregoi se si mori vendimin për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe arsyen pse gjendej aty.
“Arsyeja e parë dhe e vetme që vendosa të jem pjesë e Big Brother VIP janë fëmijët e mi, sepse unë mendoj se ata meritojnë shumë. Çmimi final është edhe arsyeja e madhe se pse unë ndodhem pikërisht këtu”, ka thënë aktorja e serialit “O sa mirë”.
Gjithashtu, Demiri tha se ka një kërkesë për vëllanë e saj që të ia mundësojë komunikimin me fëmijët sado që mund të jetë e vështirë.