Arjola, Monika dhe Beatrix teksa po bisedonin me njëra-tjetrën, kujtojnë edhe eleminimin e ditës së nesërme i cili është mes tre banorëve.
Në një moment Beatrix, e cila është edhe në nominim fillon qan pasi ka frikë se nesër mund të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Këtu Arjola tallet me pjesën se Beatrix mund të largohet nesër nga Big Brother VIP.
Aktorja nga Tropoja në një moment bën skenën e Fifit kur këngëtares i ra të fikët gjatë një spektakli, dhe shtrihet për tokë aty pranë Monikës dhe Beatrixës, derisa thotë se nëse largohet ajo do jetë duke bërë këtë moment.
Kujtojmë se nata kur Fifit i ra të fikët, ishte dhe vendimtare për të, pasi ajo u largua në mëngjesin e ditës së nesërme, pasi u shpreh se gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rëndë dhe e kishte të pamundur të vazhdonte qëndrimin.
Derisa theksojmë se këtë javë në nominim janë tre banorë, Beatrix, Donald dhe Einxhel, nominim ky që erdhi si pasojë i hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri.