Po vazhdon diskutimi mes Arjolës dhe banorëve të tjerë të shtëpise në spektaklin e Big Brother VIP.
Gjatë diskutimit opinionistja Balina i tha Arjolës që mënyra se si ajo po luan në shtëpi është viktimzim, duke ia mbajtur krahun Ilirit dhe në bazë të qëndrimit të saj brenda.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Arjolës e cila mes lotësh i është drejtuar Balinës: Jam shumë e ndjeshme por nëse qaj dy herë çohem në këmbë shtatë herë.