×
  • Vip
  • Vip

    Arjola Demirit: Pas divorcit nga bashkëshorti tentova vetëvrasjen, do hidhesha nga kati i tretë

    FrontOnline
    11 Janar 2022

    Rrëfimi i aktores Arjola Demirit ka qenë një prej rrëfimeve më të gjata dhe më prekëse që kemi ndjekur deri më sot në ‘Big Brother Vip’.

    Arjola ka treguar për jetën e saj të vështirë, me uljet edhe ngritjet e saj, ndërsa e ka cilësuar si një histori si ato që lexojmë në përralla apo si ato që shohim në filma.

    Ajo ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.

    Pas vendosi të divorcohej nga ky i fundit, Arjola u nis drejt Suedisë pa dijeninë e askujt, së bashku me tre fëmijët e saj, ku ka jetuar aty për shumë vjet. Por në vitin 2014 ajo vendi të kthehet sërish të Tropojë.

    Mes lotësh, Arjola tregon se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen, ndërsa tentoi të hidhej nga kati i tretë i shtëpisë së saj. Fatmirësisht, ka qenë nëna e saj që mundi të ndalojë një tragjedi!

    “Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur tu rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë që vajzave tu hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur ti kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja ti kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.

    Nga Rubrika
    Vip19 Nëntor 2024
    Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia për shkak të shëndetit të babait të saj. “Unë kam vendosur të lë shtëpinë, unë...
    Vip19 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, feston sot ditëlindjen. Melinda i ka mbushur 30 vjeç dhe ka realizuar një fotosesion. ”Happy Birthday to...
    Vip19 Nëntor 2024
    Arioni është brengosur për mënyrën se si po e sheh publiku. Këtë çështje e ka diskutuar me Sarën dhe Gresën. “Unë muj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Vip19 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, feston sot ditëlindjen. Melinda i ka mbushur 30 vjeç dhe ka realizuar një fotosesion. ”Happy Birthday to...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mëngjesin e 5 nëntorit, një patrullë policie që po vinte nga “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, kur arriti tek kryqëzimi me rrugën...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.