Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP”. Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e mori përsipër.
Pak ditë para finales së madhe, “Vëllai i Madh” i dhuroi Arjolës një apartament në një prej rezidencave pranë Kodrës së Diellit. Kjo super surprizë lumturoi pafund aktoren e cila u shpreh se në atë moment e kishte ftuar “Big Brother-in” e saj.
Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katrorë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.
Ndoshta dokumentacioni nuk ka përfunduar ose thjesht Arjola do ta mbajë për vete këtë informacion.