Largimi i parakohshëm nga jeta i artistes Huyeda El Said ka tronditur të famshmit shqiptarë.
Shumë prej tyre kanë evokuar kujtimet duke e përshkruar ashtu siç me të vërtetë ishte – gjithnjë pozitive dhe shumë e dashur për të gjithë.
Disa rreshta ka gjetur forcë t’i shkruajë edhe një prej miqve më të ngushtë të saj, opinionisti Arjan Konomi.
Ky i fundit përmes fotografive në Instagram në momente të ndryshme të jetës ka kujtuar miken e tij të shtrenjtë duke u shprehur:
“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”