Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është përfolur edhe për një lidhje tjetër gjatë ne media, veç asaj me Donaldin.
Ajo është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me ish konkurrentin e “Për’puthen 2”, Atdhe Xharavina, shkruan lajmi.net.
E për herë të parë rreth kësaj lidhje ka folur Arjan Konomi.
Gjatë një video direkte në rrjetin social “TikTok” kur po komentohej trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ai u pyet se si u ndje Donaldi kur Bora iku me Atdheun.
Gjë që u mohua kategorikisht nga Arjani i cili tha: “Jo, jo nuk është e vërtetë tani mos ia fut kot. Jo, jo. Këto janë llafe, shpifin ata njerëzit që duan.
” Kur personi në fjalë i tha se mund t’i japë argumenta Arjani e mbylli duke u shprehur: “Ndërrojmë temë.”
Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë.
Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme.