Banori i BBVK3, Arioni ka rrëfyer se si e kuptoi për vdekjen e gjyshes së tij.
Ai tha që vdekjen e saj e ka kuptuar pas 5 vjetësh.
“Unë kam mëndu që është në Turqi. Kur ka vdek ajo më kujtohet gjithqka, por kam qenë aq i vogël sa se kam kuptuar. Kam pyetur ku është nenka, se kështu e kam quajtur, më kanë thënë ka shku në Turqi pasi kishte atje familjen. Deri pas 5-6 vjetëve, isha në veturë me xhaxhain, gruan dhe djalin e tij, pyeta kur vjen more nenka, vec e tha gruaja agjës si kur vjen dhe filloi me qesh, aty e kuptova që ka vdekë”, u shpreh Arioni.
Ai tutje ka rrëfyer edhe për vdekje e gjyshes nga ana e nënës, të cilën thotë se e përjetoi shumë rëndë, njofton Klankosova.tv.
Shiheni videon e mëposhtme: