Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit janë të paqëndrueshme.
Pasi, sipaj tij, kjo nuk është deklarata e tij e parë për këtë çështje.
“Qëndrimi i Kurtit ndaj çështjes Radojçiq është për t’u respektuar sikur të ishte e qëndrueshme. Nuk është hera e parë e as e fundit që Kurti ka shpreh qëndrime që nuk i ka mbajt p.sh. nuk e diskutoj dinarin në Bruksel, nuk e diskutoj Urën në Bruksel por përfundoj duke i diskutuar ato”, tha Arifi.
Arifi nuk ka pritshmëri për takimin e radhës në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviqit.
“Takimi i Bislimit/ Petkoviqit është një vazhdimësi e asaj qe quhet turizëm politik”, deklaroi Arifi për “Front Online”.
Emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, anipse thotë se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të ndëshkohen, ai shton se nuk pret që të ketë progres në dialog gjatë kohës së fushatës zgjedhore në Kosovë.
Tërheqja taktike e Kurtit nga kushtëzimi për dorëzimin e Radojçiqit