Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se ato nuk kanë shumë peshë në ndryshimin e përmbajtjes.
‘’Këto premtimet e pozitës dhe opozitës, nuk kanë shumë peshë se çka mund të ndryshojnë në përmbajtje’’ thotë ai.
Sipas Arifit, shteti i Kosovës ka nevojë për një strategji për politikën e jashtme, që duhet të përmirësohet nga çdo qeveri që vjen në pushtet..
‘’Shteti i Kosovës do të duhej të kishte një strategji për politikën e jashtme dhe diplomacinë. Çdo qeveri që do të vijë në pushtet duhet të përmirësojë politikën e jashtme, por nëse nisemi nga e para, mund të përballemi me regres, jo progres,” ka thënë Arifi.
Ai ka theksuar gjithashtu se vendet e vogla si Kosova duhet të koordinohen për politikë të jashtme me vendet e mëdha.
‘’Çështja e politikës së jashtme e vendeve të vogla duhet të jetë në koordinim me vendet e mëdha’’, përfundoi ai.