Dritëro Arifi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që i ndalon Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ai e ka cilësuar këtë vendim si shumë më tepër se një skandal, duke e konsideruar “jo human dhe përtej çdo shpjegimi njerëzor.”
Arifi thotë se ky veprim është një shkelje e rëndë që nuk merr parasysh as tragjeditë njerëzore, përfshirë humbjen e një prindi.
“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale për mos lejimin e presidentit Thaçi të marrë pjesë në varrim nuk është skandal është përtej skandalit , është jo human dhe në fund të ditës po tregohet edhe një herë që kemi të bëjmë me një gjykatë që nuk merr parasysh asgjë, madje as vdekjen e babait kjo shkon përtej çnjerëzores’’, tha Arifi.
Ai ka sugjeruar që presidentja dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi.
Ndalimi i Hashim Thaçit për të marrë pjesë në var*rim shkakton një valë reagimesh në Kosovë