×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi kritikon Kurtin: “Filmat” patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP janë thjesht ushqim për analfabetët

    FrontOnline
    03 Janar 2025

    Ish-diplomati, Avni Arifi ka kundërshtuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për moscertifikimin e LIstës Serbe.

    Arifi e ka quajtur veprim të ulët dhe mashtrime partiake, qëndrimet e VV-së.

    Postimi i plotë:

    Të ulëta, të pandershme, mashtrime dhe krejtësisht pseudopatriotike janë thirrjet e zyrtarëve të VV-së për moscertifikimin e Listës Serbe.

    Sipas ligjit, është Qeveria, dhe jo KQZ apo PZAP, që shpall partitë apo individët organizata kriminale ose terroriste. Në bazë të kësaj baze ligjore, Kurti më 27 tetor 2021 kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë AID-ar Properties për lidhjet e tyre me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Për njerëz të Hezbollahut Kurti mundi ta kryej vet e listën serbe po don kqz-ja me ja kry punën.

    Prej katër vitesh, VV udhëheq me Kurtin si Kryeministër dhe Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë, duke pasur shumicë parlamentare. As opozita, as mediat, dhe as shoqëria civile nuk e kanë penguar e edhe po të donin nuk do të kishin mundësi ta pengojnë Kurtin që të sanksionojë këdo nga lista Serbe. Mosveprimi i tij dhe akuzat e tij të tanishme, si dhe “filmat” patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP, janë thjesht ushqim për analfabetët dhe asgjë më shumë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit...
    Lajme05 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi. Sipas QKMK’së pritjet më të gjata janë në Merdar-...
    Lajme05 Janar 2025
    Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e ngricat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Skema e parë e tarifave të mbipopullimit për automjetet në SHBA ka hyrë në fuqi në New York. Drejtuesit e makinave do...
    Lajme05 Janar 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dje ministri Hekuran Murati ka bërë propagandë në Gjakovë kur ka thënë se rritja...
    Lajme05 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se dikasteri që ky drejton, ka krijuar konceptin e ri të shërbimit me ushqim, i...
    Lajme05 Janar 2025
    Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky është Ramazan Mataj, 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda automjetit në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës. Mataj sapo ishte...
    Vip05 Janar 2025
    Në Prime-in e së premtes, Gresa bëri bujë të madhe pasi nuk fitoi asnjë çmim nga publiku. E mbrëmë, banorët e kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.