×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Dy javë të vështira për Serbinë, do të shpallet vend gjenocidal

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi për FrontOnline thotë se veprimi i djeshëm serb është shkelje e pastër e Marrëveshjes së Brukselit dhe për këtë Kosova duhet t’i ndaloj të gjitha vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë.

    ‘’Kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes së Brukselit, ky është edhe një konfirmim që Serbia kurrë nuk ka dashur që të ketë marrëveshje me Kosovën dhe hapat që duhet të i merr Kosova, natyrisht janë hapa reciprok dhe Kosova duhet që për një kohë të i ndaloj të gjitha vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Serbia është Serbi dhe ajo gjithmonë i ka shkelur marrëveshjet edhe në vitet e 90-ta edhe tash dhe po flasim për një Serbi e cila akoma nuk ka dalë nga pjesa e fashizmit. Sa i përket raportit të bashkësisë ndërkombëtare, është natyrë tjetër, është specifike’’ thotë Arifi.

    Arifi për FrontOnline më tej shton se Serbia përkundër këtyre veprimeve nuk po merr masa nga Bashkimi Evropian pasi që ka shtete brenda BE-së që përdorin veton dhe ndalin vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, siç është Hungaria.

    ‘’Ka vende në BE që janë kundër sanksionimit të Serbisë, si për shembull Hungaria që është e pamundshme të i vendos sanksione Serbisë, sepse ky vend e vendos veton dhe pamundëson sanksionimin, por kjo nuk nënkupton se Serbia nuk do të ndëshkohet nga BE-ja’’, shprehet ai.

    Ai thotë se këto dy javë janë të rënda për Serbinë.

    ‘’Mund të them se këto dy javë janë të vështira, së pari hapi i Kosovës në KiE dhe tjetra është publikimi i raportit që do të shpallë Serbinë si vend gjenocidal për atë çfarë ka bërë në Srebenicë, për rreth dy javë pritet që në kapitullin 35 për integrim në BE të futën edhe obligimet që dalin nga dialogu për Kosovën, pra BE-ja nuk po rrinë indiferente ndaj Serbisë” thekson për FrontOnline Avni Arifi.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.