Këngëtarja Ariana Grande u martua me agjentin e pasurive të patundshme Dalton Gomez më 15 maj. Ajo postoi një seri fotografish nga dasma e saj intime në Instagram dhe i kënaqi ndjekësit e saj, dhe shumë yje të botës e uruan atë.
Ylli i muzikës ka filluar lidhjen me agjentin e pasurive të patundshme Dalton Gomez në janar të vitit të kaluar, dhe konfirmoi lidhjen përmes këngës së saj ‘Stuck With U’. Çifti u fejua në dhjetor pasi kaluan karantinën së bashku në Nju Jork. Ariana dhe Dalton kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë më 15 maj, para rreth njëzet personave më të afërt.
“Dasma ishte e vogël dhe intime. Çifti dhe familjet e tyre nuk mund të ishin më të lumtur”, tha zëdhënësi i Ariana-s. Tani Grande postoi tre seri fotosh nga dasma e saj në profilin e saj në Instagram. Nusja pozoi me veshjen e nusërisë së stilistes amerikane Vera Wang, ndërsa burri i saj zgjodhi një kostum klasik Tom Ford.
Në më pak se një orë, ajo mblodhi mbi 10 milion pëlqime dhe më shumë se 160,000 komente në postimin e saj të parë. Së bashku me fansat entuziastë, ajo gjithashtu u përgëzua nga kolegët Dua Lipa, Zara Larssen, dizajnerja Donatella Versace, ylli i realitetit Khloe Kardashian dhe shumë të famshëm të tjerë./FrontOnline/