Se Rezi dhe Vullneti i kanë shpallë ‘luftë’ njëri-tjetrit, tashmë dihet.
E, është dikush që po tenton ta kryej një mision të madh, e t’i pajtojë ata.
Ka qenë Aria që ka tentuar t’i pajtojë Rezin e Vullnetin, mirëpo, Rezi ka refuzuar këtë propozim të saj.
Siç duket, Aria e ka marrë seriozisht nominimin, pasi është bërë shumë aktive, nëse e krahasojmë me ditët e para.
Madje, Aria, orë më parë pati edhe disa debate të forta me Gresën të cilës ia drejtoi pyetjen: Ke bërë orgji?
Kujtojmë që Aria në nominim është me Vullentin, Gresën, Besfortin, Xheneten, Rezin dhe Mevlanin.