Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi dhe ish konkurrentja e edicionit të dytë të “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, së fundi janë përfolur shumë në mediat rozë.
Ishte pikërisht këngëtari ai i cili ngriti shumë aludime me postimin e tij.
Në krah të ish konkurrentes, publikoi storje teksa kishte shkruar “U tranova”.
Pas kësaj, u aludua se ata kanë filluar një lidhje, por kishte edhe nga ata që aludonin se dyshja mund të jenë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt muzikor të këngëtarit.
Ditë më pas, në media qarkulluan tjera imazhe ku të dy shihen në xhirimet e klipit “U tranova”.
Në imazhet e publikuara pati edhe puthje.
Përtej kësaj, në disa imazhe që ka siguruar Indeksonline, Ardiani dhe Jasmina shihen duke shëtitur sheshit të Prishtinës.
Të dy shihen të veshur me plotë stil, dhe duket se po ndihen rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke dalur lirshëm në publik.