Ardian Ismajli ka reaguar ashpër pas keqinterpretimit të një deklarata të lëshuar gjatë ditës së sotme nga mbrojtësi shqiptar, raporton FrontOnline.
Në disa media u shkrua se mbrojtësi prishtinas kishte thënë:
“Të luash për Shqipërinë i përfaqëson gjithë kombin shqiptar kudo që ndodhen pasi në identifikohemi me flamurin kuq e zi, me himnin kombëtar. Ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës i ka 6 yje që do të thotë aty mund të luajnë 6 nacionalitete që nuk kanë lidhje me shqiptarët”.
Megjithatë, Ismajli ka vënë në pah të vërtetën, derisa paralajmëron edhe padi për shpifje.
Postimi i plotë i Ismajlit”
“Te nderuar , Klan Kosova postoi nje shkrim skandaloz dhe shum te pavertet ku menjher neser me avokatet e mi do ti padis per shpifje skandaloze ndaj Meje. E verteta qendron se une gazetes Italianes i ka dhen intervist nder te tjerat kam then se Kombtarja e Shqipris i perfaqeson te gjithe Shqiptaret qe jemi ndar ne gjasht shtete jo ne gjasht Republika. Lufta speciale nga qarqet e ndryshme duke filluar nga shtypi analiste nuk ka mbaruar ende por kot e keni sepse une kam kaluar veshtersi edhe me te mdha nga kercnimet per likfidim e deri te fundosja ne karrier. Qdoher kam qen i fort i pathyeshum e ne veqanti nga nata e sontme fortsia ime ka arrit majet.Ju qe jeni te paguar te luftoni te perpiqeni ne mnyrat me te ulta njerzore kot e keni vetem se me dhimseni se ju vetveten jeni duke e fundos.“./FrontOnline/