×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ardian Gjini s’pyet për Ligjin, i jep 4 milionë € tender një biznesi të papërgjegjshëm

    FrontOnline
    11 Shtator 2021

    Komuna e Gjakovës, e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka kohë që po e sfidon Organin Shqyrtues të Prokurimit. Bëhet fjalë për një tender, për të cilin këto dy institucione po e çojnë “luftë” mes vete tash e 2 vjet.

    E para po insiston ta shpërblejë me kontratë, për të cilën ka zotuar mbi 4 milionë euro, kompaninë “Drini”. Kurse e dyta, ngul këmbë se biznesi në fjalë është i papërgjegjshëm për ndërtimin e qarkores – tranziti i ri të qytetit, shkruan “Front Online”.

    Komunarët gjakovarë e shpërblyen 5 herë kompaninë “Drini”, derisa të njëjtën OSHP-ja e rrëzoi po kaq herë nën arsyetimin se nuk i plotëson kushtet për fitimin e tenderit.

    Tash kur për të 6-n herë ky biznes u shpall përsëri fitues, Gjykata e Tenderëve po e ka të pamundur të marrë ndonjë vendim tjetër – ta kthejë ose jo në rivlerësim tenderin – gjegjësisht ta trajtojë ankesën e kompanisë eleminuese “PE-VLAK-u”. Kjo për shkak se bordi i saj është jo funksional prej 31 marsit të këtij viti.

    Ky organ këtë informacion ia ka kumtuar edhe komunës së Gjakovës, që është e interesuar për realizimin e projektit.

    “I njoftojmë të gjitha palët në procedurë se në mungesë të bordit është e pamundur vendimmarrje për çfarëdo rasti, përjashtimisht vetëm në rastet kur është e lejuar me rregulloren e punës së OSHP-së”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së, e siguruar nga “Front Online”.

    E këtë përgjigje të 26 majit 2021, zyrtarët komunalë të atjeshëm e kanë nënkuptuar si të atillë që u mundëson ta vazhdojnë kontratën e lidhur për të 6-n herë me kompaninë “Drini”.

    Ndryshe thotë raporti i përpiluar një muaj më vonë, në qershor, nga eksperti shqyrtues i Prokurimit, Daut Retkoceri.

    Aty thuhet se veprimi i komunës së Gjakovës është në kundërshtim me përgjigjen e tyre si organ.

    E në të gjithashtu konstatohet se komuna ka shkelur 5 nene të Ligjit të Prokurimit, atë për qëllim, barazi, dosje të tenderit, specifikime teknike e njoftim të kritereve përzgjedhëse.

    “Vendimin e autoritetit kontraktues (komunës së Gjakovës) e shohim si një vendim të nxituar me qëllime të caktuar e që shihet prej vendimeve tjera, e që duket e patolerueshme dhe e paprecedent për një institucion shtetëror e që nuk dihet se ku është bazuar ai vendim”, thuhet mes tjerash në raportin e siguruar nga “Front Online”.

    Për këtë arsye OSHP i është drejtuar edhe KRPP-së dhe Iniciativës për Proges në Prokurim Publik, ngase vlerëson se bëhet fjalë për një shkelje flagrante nga autoriteti kontraktues.

     

    “Drama” 2 vjeçare, fillim e fund

    Gjithçka nisi më 19 mars të 2019-s kur edhe u hap tenderi.

    Megjithatë, shkaku se disa kompani nuk ishin të kënaqura me specifikat e dosjes së tenderit, ato bëjnë ankesë në OSHP, e cila ua aprovon atë më 12 prill.

    Për këtë arsye, por edhe një tjetër të kësaj natyre, komuna e Gjakovës vendos ta anulojë krejt tenderin më 3 maj. Një javë më vonë e rihap atë.

    Në mesin e kompanive garuese, fituese e shpall biznesin “Drini Company”.

    Me këtë s`u pajtohet garuesja “PE-VLAK-U” e as dy konsorciumet tjera, “Mirusha Copmany” & “Lika Trade InfraPlus” dhe JV “RSM COMPANY” e “RIVIERA” SHPK.

    Ato i ankohen zyrës së prokurimit në Gjakovës, e cila ua hedh poshtë ankesat si të pabazuara. E si rezultat i refuzimit, të njëjtat, trokasin në “dyert” e OSHP-së.

    Ky organ i thotë “PO” ankesës  së biznesit “PE-VLAK-U”, duke e detyruar Gjakovën ta anulojë tenderin dhe ta rikthejë në rivlerësim, shkruan “Front Online”.

    Kur kjo ndodh, fitues në rihapjen e tenderit zgjedhet konsorciumi, “Mirusha Copmany” & “Lika Trade InfraPlus”.

    Biznesi tjetër që përsëri aplikon për këtë tender “PE-VLAK-U” riankohet në OSHP. Prapë fiton.

    Ankesa e saj konsiderohet e bazuar dhe tenderi rikthehet në ri-vlerësim, për të tretën herë. Kjo ndodh më 7 nëntor të 2019-s.

    E 14 ditë prej kësaj date tenderin, komuna e Gjakovës vendos të ia japë kompanisë të cilën OSHP-ja veçse e kishte rrëzuar njëherë, asaj “Drini Company”.

    Garuesja “PE-VLAK-U” ankohet dhe e fiton përsëri lëndën në Gjykatën e Tenderëve. Gjakova e kthen tenderin në rivlerësim, shkruan “Front Online”.

    Skenar komplet i njëjtë përsëritet edhe muajve në vijim, më 11 mars, 19 maj e 4 shtator të 2020-s. Komuna shpërblen “Drini Companyn”, “PE-VLAK-U” ankohet dhe fiton lëndën në OSHP-. E kjo e fundit detyron Gjakovën ta kthejë në pikën zero lëndën.

    Ngjashëm, pa asnjë fije dallimi, situata zhvillohet edhe në 29 mars të 2021-s e andej, ashtu siç u sqarua në fillim.

    Komuna e Gjakovës HESHT

    Për shpërfilljen e Ligjit të Prokurimit, “Front Online” ka nisur pyetje tash e tri javë në adresën elektronike të komunës së Gjakovës.

    Kjo e fundit siç duket ato ia ka përcjell menaxherit të Prokurimit, Faton Gutaj, i cili i rekomandon portalit që pyetjet t`i drejtohen zyrës për informim.

    “Ju njoftojmë që për çdo pyetje apo informacion t`i drejtoheni zyrës të informimit në Komunën e Gjakovës”, u shpreh Gutaj.

    Në numrin e zyrës për informim nuk është përgjigjur askush, as pas disa tentim thirrjeve.

    Ankesat e kompanisë eliminuese “problematike”

    Në ankesën e fundit Gjykata e Tenderëve i aprovon si të bazueshme dy pretendime biznesit të eliminuar “PE VLAK-U”.

    Së pari, atë se kompania në fjalë në vend të një inxhineri të inxhinerisë mekanike – drejtimi komunikacion me përvojë të paktën 5 vjeçare pas diplomimit – siç kërkohej në dosjen e tenderit – ka paraqitur si inxhinier Besar Krasniqin, që është veç bachelor i komunikacionit rrugor dhe transportit.

    E së dyti, atë se “PE VLAK-U” ka dërguar krejt dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë autorizimin për trupat ndriçues, ndryshe nga ajo që thuhej në vendimin për eleminim që ajo e mori nga komuna e Gjakovës, shkruan “Front Online”.

    Jo vetëm në këtë rast.

    OSHP-ja, këtij operatori, i dha të drejtë edhe në 4 ankesat tjera paraprake, të parashtruara për këtë tender, gjë që bënë që tenderi të kthehet disa herë në rivlerësim.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.