×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini refuzon ndihmat ushqimore për familjet skamnore

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Të gjendur në situatë pandemie, me shumë vështirësi edhe qytetarët e komunës së Gjakovës po përballen çdo ditë me pasojat, sidomos me ato ekonomike, që ka shkaktuar kjo situatë.

    Në kohën kur humanistët, shoqatat, diaspora dhe njerëzit e vullnetit të mirë po mobilizohen që me pako ushqimore t’u dalin në ndihmë familjeve skamnore, është kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ai i cili së fundi e ka konsideruar si të panevojshëm kontigjentin e ndihmave në ushqime për familjet skamnore të Gjakovës.

    Ndihmat në ushqime janë siguruar nga ish-deputeti dhe këngëtari kosovar Labinot Tahiri, i cili permes një videoxhirimi ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka cilësuar si të panevojshme këto ndihma për qytetarët e tij.

    Alternativa nuk ka bërë reagime publike në këtë kohë pandemie, por në momentin që kuptuam se kryetari Gjini ka shkuar deri në pikën që të refuzojë ndihma për qytetarët e tij, atëherë kemi konsideruar që këtij kryetari duhet rikujtuar përgjegjësinë që ka ndaj çdo qytetari, të pasur e të varfër, pa dallim etnie, feje ose vendbanimi.

    Kryetari Gjini duhet ta dijë se në Zyrën e Mirëqenies Sociale i ka të paraqitura zyrtarisht rastet skamnore, ku nëse përfshihen edhe rastet që janë në Qendrën për Punë Sociale dhe në Zyrën e Komuniteteve, shifra e familjeve skamnore në komunën e Gjakovës arrin mbi 2000 familje.

    Me gjithë këtë numër t’u thuash humanistëve dhe njerëzve vullnetmirë që komuna e Gjakovës nuk ka nevojë për ndihma është absurditet, të cilin vetëm Ardian Gjini e prodhon në kohën e një pandemie globale.

    Përpos kësaj, qeverisja lokale në Gjakovë ka dështuar në menagjimin e situatës së krijuar, sidomos në mungesë të përpjekjes për të përpiluar një pako ekonomike, me ç’rast do të përfitojnë puntorët e ndërmarrjeve publike lokale, të cilët çdo ditë janë në krye të detyrës, sidomos ata të kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”, bizneset e vogla të komunës së Gjakovës, familjet skamnore dhe shumë sektorë tjerë të rëndësishëm.

    Alternativa në Gjakovë falënderon të gjithë donatorët dhe humanistët që po vazhdojnë të ndihmojnë familjet skamnore dhe në rast se hasin në pengesa të llojit si ky i sotmi nga kryetari i Komunës, atëherë me përgjegjësi të plotë u premtojmë organizatave dhe individëve që në çdo kohë jemi në gjendje t’i pajisim me listat e familjeve në nevojë e pse jo edhe të asistojmë pa asnjë qëllim politik në misionin e tyre human.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.