×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini për katër vjet ka realizuar vetëm 29 premtime nga 78 që kishte bërë

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Instituti GAP, përmes platformës “Premtimet”, ka publikuar premtimet e kryetarëve të Komunave të Kosovës.

    Sipas kësaj platforme, kryearti i Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, në zgjedhjet komunale të   vitit 2017-të, ka bërë gjithsej 78 premtime.

    Gjini, për katër vjet nuk ka arritur t’i realizon as gjysmën e tyre, prej 78 premtimeve ai i ka realizuar vetëm 29. Ndërsa 20 të tjera janë gjysmë të përmbushura,  17 premtime kanë filluar dhe 12 ende nuk kanë filluar.

    Zgjedhjet komunale, në Kosovë, pritet që të mbahen në vjeshtën e këtij viti, deri atëherë nuk dihet nëse Gjini do të arrin t’i realizon shumicën e premtimeve.

    Premtimet të cilat ende nuk kanë filluar të implementime janë:

    1. Përfundimi i Master Planit të infrastrukturës shkollore në dy vitet e para të qeverisjes

    2.Themelimi i inkubatorëve të biznesit nga komuna

    3.Ndërtimi i parkingut nëntokësor në anën perëndimore të objektit të gjimnazit

    4.Ndërtimi i mbikalimeve në fshatrat Piskotë, Osek Hylë, Skivjan, Hereq, Lug Bunarë, Qerim dhe Bishtazhin, të cilat do të jepen me koncesion, përmes Partneritetit Publiko Privat.

    5.Zhvillimi i projektit për turizëm dhe hapja e zonave të reja rekreative në rrugën Kralan-Gërgoc

    6.Për Skivjan: shtrimi i rrugës Skivjan-Novosellë e ulët, rregullimi i parkut tek xhamia dhe shtrimi i trotuarit përgjatë rrugës Gjakovë –Deçan

    7.Ndërtimi i kanalit të ujitjes ka përfunduar. Ka përfunduar edhe asfaltimi i 7 segmenteve rrugore në fshatin Skivjan. I gjithë ky projekt ka një gjatësi prej 7 km dhe vlera e investimit është mbi 800,000 euro. Rruga Skivjan-Novoselle e Ulët është e përfunduar. Parku tek xhamia është rregulluar.

    8.Subvencionimi i së paku gjashtë simpoziumeve mjekësore në vit nga komuna

    9.Vendosja e dyerve të blinduara dhe interfonëve në të gjitha hyrjet e banesave në qytet

    10.Vendosja e kamerave të sigurisë në të gjitha shkollat e komunës

    11.Hartimi i master planit të trafikut urban në Gjakovë deri në qershor të 2018

    12.Hartimi i master planit për trajtimin e ujërave të zeza për gjithë komunën deri në fund të vitit 2018

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Parlamentin Evropian...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i NISMA për deputet Zafir Berisha ka reaguar pasi që kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë ditës së hënë se...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka sqaruar se pse i nxori rrobat e Edit nga lavanderia, gjë që shkaktoi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, tha se bashkëpunimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur  për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.