×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ardian Gjini “masakron” buxhetin për furnizime me material anti-COVID-19

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Komuna e Gjakovës, e cila udhëhiqet nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka nënshkruar një kontratë me çmime astronomike për furnizim me material për masat anti-COVID-19.

    Në bazë të kontratës që e posedon portali “Front Online”, Komuna që udhëhiqet nga Gjini, ka blerë një dezinfektues gjysmë litërsh për duar në vlerë prej 5 euro, ndonëse çmimi i të njëjtit produkt në tregun me pakicë është për gjysmë më lirë, apo rreth 2.5 euro, përderisa me të njëjtin çmim janë blerë 11433 dezinfektues në vlerë prej mbi 57 mijë euro.

    Komuna ka blerë dorëza josterile me çmimin e pakos prej 14 euro, ndonëse çmimi i tyre në treg është gati përgjysmë më lirë, apo rreth 9 euro për pako.

    Edhe maskat kirurgjikale janë paguar me çmime astronomike, ku për një copë janë shpenzuar 35 cent, ndonëse e njëjta në tregun me pakicë shitet rreth 10 cent.

    Për këtë tender Komuna e Gjakovës e ka zgjedhur kompani fituese “Alb Konsulting” dhe “Genius Kosova”, ndonëse e para në aktivitetet e saj as që merret me tregti të barnave, pasi që si aktivitet kryesor e ka teknologjinë informative.

    Nga zyra për informim e Komunës së Gjakovës kanë thënë për “Front Online” se për furnizim me material për masat Anti-Covid-19, kompania fituese ka ofruar çmimin më të lirë në ofertim.

    “Dezinfektuesi që jemi furnizuar është dezinfektues me pompë dhe në treg është me çmim prej 4 -7 euro. Ndërsa sa i përket dorëzave josterile çmimi prej 14 eurosh është për sasinë 100 copë, gjë që prapë është më lirë se sa çmimi në tregun pakicë”, kanë thënë zyrtarë të Komunës së Gjakovës.

    Këto arsyetime të çmime të larta të produkteve të blera nga Komuna e Gjakovës janë demantuar nga pronarë të marketeve kosovare, të cilët kanë thënë për “Front Online” se dezinfektuesi gjysmë litërsh, të cilin e ka paguar Komuna e Gjakovës 5 euro, të enjten e kaluar në treg me pakicë ka qenë 2.59 euro, ndërsa një komplet dorëzash josterile (100 copë) është shitur për 8.99 euro, apo 5 euro më lirë se që janë blerë nga Komuna e Gjakovës.

    Në anën tjetër, një Komunë tjetër e Kosovës, Shtime, një ditë më vonë ka nënshkruar kontratë për furnizime të njëjta, të cilën kontratë e posedon Front Online, por me çmime shumëfish më të ulëta.

    Kjo Komunë, një dezinfektues një litërsh për duar, e ka blerë për 3 euro, përderisa Gjakova një të tillë me sasi për gjysmë më të vogël (0.5l) e ka paguar 5 euro.

    Çmime shumëfish më të lira Komuna e Shtimes i ka paguar edhe maskat kirurgjikale, ku një të tillë e ka blerë për 6 cent, apo 6 fish më të lira se Komuna që udhëhiqet nga nënkryetari i AAK-së.

    Edhe dorëzat në Shtime janë blerë me një çmim prej 7 euro për 100 copë, derisa  në Gjakovë të njëjtat janë paguar 14 euro.

    Të pyetur se si është e mundur që një Komunë tjetër e Kosovës, Shtimes, ka paguar çmime dukshëm më të lira për produkte të njëjta, nga Komuna e Gjakovës kanë thënë se  ofertuesi “Alb Consulting dhe Genius Kosova” kanë qenë ofertuesit me çmimin më të lirë të ofruar.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Vota e diasporës tashmë kanë marrë një rëndësi të veçantë në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, duke u bërë një faktor kyç...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.