Ardhja e Goran Bregoviç në Shqipëri për të përformuar në qytetin e Korçës është kthyer në temë më vete. Një nga grupet që ka qënë kundër ftesës që në fillim janë Tifozët Kuq e Zi, që kanë bërë postimin e radhës në rrjetet sociale.
TKZ i bën thirrje të gjithëve të bashkohen, si e vetmja mënyrë që tëçon drejt bojkotit total.
“Thuajini JO Bregovicit!Shpërndajeni sa më shumë në statuse e komente, shtypeni dhe vendoseni në vende sa më të dukshme nëpër Korçë! Bashkohuni në bojkot derisa të marrë fund i gjithë ky turp!” – shkruhet në postim.