×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbnora Hasani nga AAK: Do të dalim shumë mirë në zgjedhje, ka mbështetje të madhe nga diaspora

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Kandidatja  për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbnore Hasani ishte e ftuar sot  në emisionin “Kosova Voton” në televizionin T7, ku temë diskutimi ishte “Roli i votave të Diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

    Hasani tha se për të ndërtuar një shtet demokratik në zgjedhje duhet të marrë pjesë edhe diaspora.

    “Nuk është 1, 2,3 % që jeton jashtë vendit, unë besoj që për me ndërtu një shtet demokratik, edhe pjesa që jeton jashtë vendit duhet të marrë pjesë. Për me pas institucione, demokratike diaspora duhet të merr pjesë dhe të jetë e kyçur me institucionet tona”, tha Hasani në “Kosova Voton”.

    Më tej ajo tha se mundësia për të qenë kandidat dhe për të pasur përfaqësues në shtetin e Kosovës është një lloje mesazhi nga mërgata, ngase siç thotë ajo,  si popull i Kosovës, nuk e duam vetëm përkrahjen ekonomike por edhe idetë e tyre.

    “Për rezervimin e vendeve të diasporës, unë nuk e shoh asnjë vështirësi sa i përket modaliteteve  e bëjmë shumë mirë me minoritet”, tha ndër të tjera ajo.

    Hasani shtoi se diaspora po keqpërdoret sa i përket votimeve.

    “Nuk e mendoj që diaspora po keqpërdoret më shumë se populli brenda sa i përket votimeve”, potencoi Hasani.

    Hasani theksoi se dega e Aleancës në nivel të Zvicrës së bashku me nëndegët dhe kantone të ndryshme janë jashtëzakonisht të organizuara .

    “Unë mendoj që dega e AAK në nivel të Zvicrës me nëndegët e saj në kantonet e ndryshme, dhe përtej Zvicrës, e shtet e tjera Evropiane, ketë herë jashtëzakonisht është organizuar mirë, me një mbështetje vërtete të madhe që ma kanë shprehur mua si kandidate e përzgjedhur besoj që do të dalim shumë më mirë se zgjedhjet e kaluara me vota”.

    “Duke cekë se edhe në zgjedhjet e kaluara numri i votave ka qenë shumë më i madh sipas informatave që i kam, por për arsye tëndryshme llogaria nuk ka dalë në KQZ ashtu siç i kanë shifrat kryetari i AAK në degën e Zvicrës dhe nënkryetarët e nëndegëve” tha ndër të tjera ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.