“Kirik Hayatlar” është seriali turk prodhim i “Kanal D”, që është bërë njëri ndër më të bdjekurit në Turqi dhe vendet ku po transmetohet.
Rol protagonist në serial, ka bukuroshja kosovare Arbnora Ademaj, e cila në “Kirik Hayatlar” luan personazhin e Leylas.
Ademaj, e cila po merr shumë vëmendje për shkak të lojes së mrekullueshme në serial, sapo është shpërblyer në festivalin e madh dhe prestigjioz “Mood Aëards” në Turqi.
Arbnora Ademaj në këtë festival ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë e huaj”, për çka është ndjerë shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht, gjë të cilen e ka pohuar edhe vetë në hapsirat e saj zyrtare në rrjete sociale.