Pas interesimit të lartë dhe regjistrimit të mbi 30 bizneseve vetëm për pak javë, në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, sot është nënshkruar marrëveshja për hapjen e zyrave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) edhe ne komunat Zubin Potok dhe Zveçan.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj Rozeta Hajdari priti sot në takim kryetarët e komunave Zubin Potok dhe Zveçan, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci me të cilët bisedoi për progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto komuna duke shqyrtuar mundësitë për mbështetje ndaj bizneseve që operojnë atje.
Me këtë rast u nënshkruan edhe marrëveshjet ndërmjet ARBK-së dhe komunave Zubin Potok e Zveçan, nga drejtorja e ARBK-së, zLebibe Haliti dhe kryetarët Izmir Zeqiri e Ilir Peci.
Këto marrëveshje mundësojnë që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime të tjera në zyrat e ARBK-së, në komunat Zubin Potok e Zveçan.